Nis Prishtina Jazz Festival
BKT
Kulturë

Nis Prishtina Jazz Festival

Adriana Morina / RTK

Sonte u mbajt ceremonia hapëse e Prishtina Jazz Festival në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare.

Publiku pati mundësinë të përjetojë një performancë të veçantë nga Arben Ramadani në piano dhe Javid Ardani në instrumentin tradicional Ney, ku tingujt e pianos u përzien me frymën mistike të Ney-it, duke krijuar një përvojë të thellë dhe të paharrueshme muzikore.

Mbrëmja vazhdoi me Driton Bejta Quintet, që ndërthur jazz-in modern me muzikën tradicionale, duke krijuar një tingull të pasur dhe plot ngjyra.

Ky festival sjell mbrëmje unike që bashkon kultura dhe emocione, duke ofruar një platformë për artistët lokalë dhe të huaj të prezantojnë talentin e tyre.

E themeluar në vitin 2005, Prishtina Jazz Festival është bërë një ngjarje e rëndësishme në skenën ndërkombëtare të xhazit. Festival sjell dashamirësit e xhazit nga e gjithë bota dhe do të zgjasë deri më 15 nëntor.

Radio Televizioni i Kosovës është sponsor medial. 


MË SHUME NGA Kulturë