KRU ‘Prishtina’: ITU në Shkabaj filloi me trajtimin e ujit
BKT
Lajme

KRU ‘Prishtina’: ITU në Shkabaj filloi me trajtimin e ujit

V.S|RTKlive

Me një tjetër njoftim për konsumatorët ka dalë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina, e cila tash ka bërë të ditur se Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj sapo ka filluar me trajtimin e ujit. Ujësjellësi thotë se furnizimi me ujë të pijshëm pritet të stabilizohet gjatë ditës në Fushë Kosovë, Drenas, Obiliq dhe në disa zona të Prishtinës.

Njoftimi i dytë i KRU “Prishtina”, vjen pas ati që tregoi se për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit si shkak i punimeve teknike në kanal nga mesnata pati probleme në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj, për çka edhe ishte çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe që mund të kishte ndikim edhe në disa pjesë të Prishtinës.


MË SHUME NGA Lajme