Kosova drejt Lubjanës, gati për sfidën vendimtare
Sh.Ç|RTKlive
Kombëtarja e Kosovës po vijon me intensitet maksimal përgatitjet para ndeshjes vendimtare të së shtunës në Lubjanë, e cila konsiderohet një “finale” për fatin e kualifikimeve drejt Kupës së Botës 2026.
Përzgjedhësi Franco Foda e ka fokusuar punën në aspektet taktike, duke i dhënë rëndësi organizimit dhe qartësisë së detyrave për secilin lojtar.
Lajmi më i mirë për stafin teknik është se gjithë futbollistët janë në formë të shkëlqyer dhe plotësisht gati për sfidën ndaj Sllovenisë.
Dardanët pritet që sot të nisen në drejtim të Lubjanës, aty ku nesër i pret ndeshja më e rëndësishme e ciklit eliminator.
Një fitore në Slloveni do të ishte historike për Kosovën, pasi do t’i siguronte për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të Botërorit.
Pas duelit në Lubjanë, Kosova do ta mbyllë ciklin kualifikues me super-sfidën ndaj Zvicrës, më në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.























