Kurti: Rritjen ekonomike po e rishpërndajmë te ata që kanë shumë nevojë
BKT
Lajme

Kurti: Rritjen ekonomike po e rishpërndajmë te ata që kanë shumë nevojë

V.S|RTKlive

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se rritjen ekonomike të shtetit po e rishpërndajnë tek ata që,sipas tij, kanë më së shumti nevojë. Ai tha se me rritjen e paraparë janë ekzekutuar pensionet bazike dhe pensionet për personat me aftësi të kufizuara.

“Nga ky muaj, pensioni minimal prej 120 euro bëhet 150 euro në muaj. Kurse sot me rritjen e paraparë janë ekzekutuar pensionet bazike dhe pensionet për personat me aftësi të kufizuara. Rritjen ekonomike dhe të buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë më së shumti nevojë”, ka thënë Kurti.

Qeveria kishte marrë vendim në fundin e tetorit për rritjen e pensioneve bazike, te pensioneve për personat me nevoja të veçanta si dhe për rritjen e shtesave për fëmijë për 50 për qind.

 


MË SHUME NGA Lajme