Presidenca: `900 banda` i referohen rasteve, jo numrit të bandave
BKT
Në Fokus

Presidenca: `900 banda` i referohen rasteve, jo numrit të bandave

RTKlive

Nga Presidenca e Kosovës është bërë e ditur se deklarata e presidentes Vjosa Osmani gjatë intervistës për Politico, në të cilën ajo tha se “në 5 vjet kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale”, është keqinterpretuar. Sipas Presidencës, Osmani i është referuar rasteve konkrete kriminale, jo numrit të bandave.

“Në fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale”, thuhet në sqarim.

Presidenca e Kosovës ka theksiuar se deklaratat e presidentes Vjosa Osmani nuk e paraqesin Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe respektimit të vlerave evropiane:

“Në asnjë moment presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani.

 


MË SHUME NGA Në Fokus