Haaland thumbon Mancini-n: Fituam falë tij
F.B/RTKLive
Sulmuesi Erling Haaland ka mahnitur mbrëmë në “San Siro”-n.
As-i norvegjez ishte protagonist absolut në fitoren e Norvegjisë ndaj Italisë, duke shënuar dy nga katër golat e skuadrës nordike.
Por ndeshja u shoqërua edhe me një episod aspak të këndshëm mes Haaland dhe mbrojtësit italian, Gianluca Mancini.
Pas ndeshjes, Haaland zbuloi momentin e debatit në fushë me italianin:
“Mancini-n e kisha gjithmonë shumë pranë dhe shpesh më prekte edhe fundshpinën. Në një moment u lodha dhe i thashë: ‘Çfarë po bën?’. Por më vonë e falënderova, sepse më motivoi edhe më shumë — dhe falë tij shënova dy gola”, ka thënë Haaland pas ndeshjes.
Statistikat e Haaland vazhdojnë të jenë thjesht të jashtëzakonshme. Në vetëm 48 paraqitje me kombëtaren e Norvegjisë, ai ka shënuar 55 gola. Ndërkohë, 16 prej tyre i ka realizuar në kualifikueset e Kampionatit Botëror, duke e konfirmuar si një nga sulmuesit më të frikshëm dhe më efikas në futbollin modern.






















