Rasti ‘Administrimi i drejtësisë’, konferencat përgatitore më 28 nëntor
BKT
Gjykata Speciale

Rasti ‘Administrimi i drejtësisë’, konferencat përgatitore më 28 nëntor

RTKlive

Gjykata Speciale ka njoftuar se gjykatësi i vetëm Kristofer Gosnell në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit ka caktuar konferencën përgatitore për gjykimin dhe konferencën përgatitore për gjykimin të ZPS-së për 28 nëntor, në orën 09:30.

"Në këtë vendim, Gjykatë Gosnell caktoi afatet 20 nëntor për ZPS-në dhe 24 nëntor për Mbrojtjen për dorëzimin e parashtrimeve për disa pika të rendit të ditës të seancës, përfshirë gatishmërinë e palëve për të filluar gjykimin në javën që fillon më 15 dhjetor", thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale