Komandanti i FSK-së pret në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it
BKT
Lajme

Komandanti i FSK-së pret në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it

V. Thaçi / RTK

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në një takim mirëseardhës zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral brigade Federico Collina.

Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje gjeneral Collinës dhe e përgëzoi për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar sukses në këtë përgjegjësi të rëndësishme.

Sipas njoftimit të FSK-së gjatë takimit, të dy gjeneralët diskutuan për zhvillimet e fundit në FSK, përfshirë trajnimet, stërvitjet, operacionet, sfidat dhe aktivitetet e tjera të forcës. Po ashtu, u shkëmbyen qëndrime edhe për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe në rajon, si dhe për sfidat e përbashkëta me të cilat përballen institucionet e sigurisë.

Në njoftim thuhet se temë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it. Të dy palët theksuan nevojën për thellimin e këtij bashkëpunimi, i cili mbetet thelbësor për forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon.


MË SHUME NGA Lajme