09:52 / 20.11.2025
Në flakë një depo e materialeve në magjistralen Ferizaj-Kaçanik
Driton Ramadani /RTK-Ferizaj
Një depo e materialeve me shumicë e pakicë në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në afërsi të udhëkryqit me rrugën "Driton Islami" në Ferizaj është e tëra në flakë.
Policia e zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Sot, rreth orës 09:15 kemi pranuar një informatë për një incident zjarri që ka përshi një kompani në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të udhëkryqit me rrugën ‘Driton Islami’ në Ferizaj. Janë njoftuar edhe zjarrëfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë në rajonin e Ferizajt.
Tutje bëhet e ditur se nuk ka persona të lënduar.























