Kosova dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin ushtarak
BKT
Lajme

Kosova dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin ushtarak

N.M. /RTKlive

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni ushtarake në Prishtinë Komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë, Gjeneral Metin Tokel, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Në fillim të takimit, Gjeneral Jashari e uroi Gjeneralin Tokel për emërimin e tij në krye të Forcave Tokësore të Turqisë dhe e falënderoi për vizitën e tij në Kosovë. Dy komandantët vlerësuan lartë bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, duke theksuar se trajnimet dhe aktivitetet e shumta të përbashkëta kanë luajtur rol kyç në ngritjen profesionale dhe kapaciteteve të FSK-së.

Gjenerali Tokel rikonfirmoi përkushtimin e Turqisë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me FSK-në, duke vlerësuar progresin, disiplinën dhe profesionalizmin e ushtrisë së Kosovës.

Në përfundim të takimit, të dy gjeneralët u pajtuan për zgjerim të mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, me fokus në realizimin e aktiviteteve dhe ushtrimeve të përbashkëta që do të rrisin ndërveprueshmërinë ndërmjet forcave të dy vendeve.


MË SHUME NGA Lajme