BKK do ta shënojë 81-vjetorin me ceremoninë solemne ‘Dita e Bibliotekës’
BKT
Kulturë

BKK do ta shënojë 81-vjetorin me ceremoninë solemne ‘Dita e Bibliotekës’

K. K. / RTKlive

Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të shënojë 81-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne “Dita e Bibliotekës”, ku do të prezantohen aktivitete dhe nisma që pasqyrojnë misionin e saj kulturor, edukativ dhe shkencor përgjatë dekadave.

Ngjarja do të mbahet më 25 nëntor 2025, në hollin e Bibliotekës, duke nisur nga ora 17:00.

Përmes kësaj ceremonie, institucioni më i lartë bibliotekar në vend synon ta vlerësojë rrugëtimin 81-vjeçar, kontributin e brezave të bibliotekarëve, studiuesve dhe bashkëpunëtorëve, si dhe të ndajë me publikun projektet dhe vizionin e ardhshëm të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.


MË SHUME NGA Kulturë