20:08 / 20.11.2025
Ish-drejtori RTK-TV-së nis një etapë të re në karrierën politike /Video
RTK
Kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se gazetari Festim Kabashi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kabashi ka mbi dy dekada përvojë në Radiotelevizionin e Kosovës dhe ka udhëhequr projekte të rëndësishme mediatike dhe dokumentare.
Kryetari Abdixhiku e përshkroi ardhjen e tij si një tregues për bashkim dhe angazhim për ndryshim politik.























