13:34 / 22.11.2025
Ulutas në takim me myftiun Tërnava: Shkëmbim pikëpamjesh sociale e fetare
K. K. / RTKlive
Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Ozkan Ulutas, priti në takim të premten kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava.
Në njoftimin e KFOR-it theksohet se takimi ofroi një mundësi për një shkëmbim të frytshëm pikëpamjesh mbi çështjet sociale dhe fetare në Kosovë.























