Festë në Rahovec, Rahoveci triumfon ndaj Yllit
BKT
Sport

Festë në Rahovec, Rahoveci triumfon ndaj Yllit

RTKLive

Rahoveci 029 ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 85:77 (24:19, 17:30, 24:10, 20:18), në javën e shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja nga fillimi deri në fund ishte me shumë kthesa, por që përfundoi me triumfin e Vreshtarëve.

Në çerekun e parë, vendasit krijuan epërsi në 15:8, por një seri e suksesshme e mysafirëve bëri që të kalojnë në epërsi 15:17, por më pas ishte një seri e suksesshme e vendase, duke fituar këtë pjesë 24:19. Por, periudha e dytë i takoi në tërësi therandasve. Ata ishin dominues këtë pjesë, duke e fituar 17:30, për të shkuar në pushim me rezultat 41:49.

Atë që e bën therandasit në periudhën e dytë, e bën rahovecasit në periodën e tretë, ku u kundërpërgjigjen fuqishëm 24:10, ku shifrat pas 30 minutash ishin 65:59. Vreshtarët vazhduan me lojë të dhjetë minutat e fundit, duke ngritur epërsinë, për të fituar në fund me rezultat 85:77.

Te vendasit Julian Roche kishte 22 pikë e 13 kërcime, derisa Isiah Umipig 15 pikë e dhjetë kërcime, kurse te mysafirët Trevon Allen 25 pikë e shtatë kërcime dhe Lis Shoshi me 11 pikë e 11 kërcime.

Rahoveci 029 ka tri fitore e katër humbje, kurse Golden Eagle Ylli një fitore e gjashtë humbje.