13:13 / 25.11.2025
Qeveria ndan mbi 7.8 milionë euro për SHSKUK-un
V.Th / RTKLive
Qeveria në detyrë e Kosovës, në një mbledhje elektronike të mbajtur të hënën, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për kursime dhe ndarje buxhetore, duke i ndarë 7,836,618 euro Shërbimit Spitalor, Klinik e Universitar të Kosovës.
Sipas vendimit të Qeverisë, shuma e miratuar do të destinohet për kategorinë e mallrave dhe shërbimeve.























