Ferizaj, zhvillohen aktivitete në kuadër të “16 Ditëtve të Aktivizimit..."
BKT
Lajme

Ferizaj, zhvillohen aktivitete në kuadër të “16 Ditëtve të Aktivizimit..."

RTKlive

Policia Rajonale e Ferizajt ka realizuar sot një aktivitet sensibilizues në sheshin e qytetit, në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Komunës së Ferizajt, Qendrës për Punë Sociale, anëtarë të Mekanizmit Ndërinstitucional Kundër Dhunës në Familje dhe aktorë të tjerë lokalë.

Gjatë aktivitetit, policët shpërndanë fletëpalosje informuese me mesazhe vetëdijesuese, përfshirë sloganin kryesor të fushatës “Zëri që dikur heshti, sot dëgjohet”. Materialet përmbanin gjithashtu porosi sensibilizuese për parandalimin e dhunës në familje, si: “Ndal dhunën në familje”, “Forca nuk qëndron në dhunë” dhe “Mos e prano dhunën si pjesë të dashurisë”.

Policia e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të dhunës në familje, qoftë në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

Në fund, Policia Rajonale e Ferizajt ka rikonfirmuar përkushtimin e saj për të vazhduar fushatat vetëdijesuese dhe për të mbrojtur viktimat e dhunës me bazë gjinore.


MË SHUME NGA Lajme