Gërvalla: Sllovenia miraton ligjin që njeh patentë-shoferët e Kosovës
BKT
Lajme

Gërvalla: Sllovenia miraton ligjin që njeh patentë-shoferët e Kosovës

B.H./RTKlive

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka bërë të ditur lajmin se Sllovenia ka miratuar ligjin përmes të cilit njihen patentë-shoferët e Republikës së Kosovës.

“Sot Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë miratoi ligjin që njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës. Lajm i mirë për qytetarët tanë dhe mërgatën në Slloveni. Urime!”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme