Rama: Jemi për vendime të mëdha që prekin direkt jetën e qytetarëve
M.M./ RTKlive
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ku po diskutohet për mjetet vetanake dhe buxhetin e vitit 2026, tha se jemi për vendime të mëdha që prekin direket jetën e qytetarëve.
“Para nesh janë dy vendime thelbësore, për funksionimin normal të kryeqytetit. Kemi bartjen e mjeteve nga vitit paraprak në vlerë prej 28 milion eurosh dhe votimin e buxhetit për vitin 2026”, ka theksuar Rama.
Ai shtoi se në këtë situatë të ndjeshme financiare dhe institucionale, prioritet absolut janë qytetarët e kryeqytetit.
“Asnjë kalkulim politik nuk guxon të vihet mbi nevojat e tyre. Fondet që po trajtojmë sot do të shfrytëzohen menjëherë për funksionalizimin e ndërmarrjeve publike, për mbrojtjen e vendeve të punës, për pagat e punëtorëve dhe për shërbimet bazike të kryeqytetit. Në të njëjtën kohë kërkoj publikisht që po ashtu fondet prej 35 milion eurosh ku 25 janë të hyra vetanake e 10 milion janë grand qeveritar të cilat u takojnë qytetarëve me ligj që nuk kërkojnë procedura ë asamble, por vetëm vullnet politik nga ministri në detyrë, edhe ato të bëhen të mundshme për tu shfrytëzuar nga kryeqyteti e të mos zvarriten më tej sepse janë në dëm të qytetarëve”, ka deklaruar Rama.























