Drita e fiton përballjen evropiane kundër Shkëndijës
Uran Krasniqi / RTKLive
(E plotësuar, 22: 57) - Drita e Gjilanit ka arritur një fitore duke e mposhtur Shkëndijën e Tetovës me rezultat 1-0.
Ndeshja e zhvilluar të enjten në Prishtinë ka qenë e vlefshme për Conference League.
Takimi ka nisur me të dyja skuadrat që kanë kërkuar mënyra për të organizuar sulme, ndërsa pjesa më e madhe e lojës është zhvilluar në mesfushë. Pavarësisht përpjekjeve, për njëzet minuta ka mbetur i pandryshuar.
Megjithatë në minutën e njëzet e një Drita e ka bërë hapin që ka rezultuar të jetë vendimtar. Arb Manaj ka arritur të shënojë. Sulmuesi i Dritës e ka shfrytëzuar një pozicion të mirë brenda zonës dhe pas një rrëmuje e ka shtyrë topin drejt rrjetës. Një goditje dënimi i ka sjellë topin Manajt, i cili me një kthesë të shpejtë e ka shënuar golin që ka dalur të jetë me shumë peshë.
Pjesa e parë ka përfunduar me këtë rezultat.
Rasti më i mirë për Shkëndijën ka qenë në minutën e pesëdhjetë e gjashtë, kur Latifi ka goditur nga e majta, por topi është përplasur në traversë dhe ka shkuar jashtë.
Ndeshja ka qenë e veçantë për Egzon Bejtullain dhe Endrit Krasniqin, të cilët kanë luajtur kundër ish-klubeve të tyre, ku dikur kishin fituar trofe.
Pas kësaj ndeshje, Drita gjendet në vendin e tetë në tabelë me tetë pikë të tubuara, kurse Shkëndija gjendet në vendin e njëzet e pesë në tabelë me katër pikë të mbledhura.
Ndeshjet e radhës do të jenë: Shkëndija përballet me Slovan Bratislava, ndërsa Drita luan kundër AZ Alkmaar.
Drita kalon në epërsi kundër Shkëndijës
Drita ka gjetur golin në ndeshjen e vlefshme për Conference League, që po zhvillohet në stadiumin e Prishtinës kundër Shkëndijës.
Ka qenë Arb Manaj ai që ka realizuar. Në minutën e njëzet e një sulmuesi klinas është gjetur në pozitë të mirë brenda zonës dhe pas një rrëmuje e ka shtyrë topin drejt rrjetës.
Megjithatë, deri në fund të ndeshjes ka ende shumë kohë për t’u luajtur dhe rezultati mbetet i hapur për ndryshim.
Pas dhjetë minutash lojë ende pa gola në ndeshjen Drita - Shkëndija
Më shumë se dhjetë minuta lojë janë zhvilluar në përballjen mes Dritës dhe Shkëndijës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Të dyja skuadrat po kërkojnë mënyra për të organizuar sulme, ndërsa pjesa më e madhe e betejës po zhvillohet në mesfushë.
Pavarësisht përpjekjeve, asnjëra prej ekipeve ende nuk ka arritur ta ndryshojë rezultatin.
Megjithatë deri në fund të ndeshjes janë afërsisht rreth tetëdhjetë minuta dhe rezultati mund të ndryshojë.
Drita - Shkëndija, publikohen formacionet
Janë publikuar formacionet e Dritës dhe të Shkëndijes, të cilat ndeshen sonte në Prishtinë në kuadër të xhiros së katërt të Conference League.
Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt nga RTK.
Deri tek kjo ndeshje Drita vjen pas një fitore të arritur në Irlandë, ndërsa Shkëndija vjen nga një barazim në Shkup. 























