KQZ: 23 subjekte politike aplikojnë për zgjedhjet e 28 dhjetorit
V.S|M.Sh/RTKlive
(E përditësuar 12: 10) Ka përfunduar afati zyrtar për deklarimin e koalicioneve dhe aplikimin për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në periudhën 24–30 nëntor kanë aplikuar gjithsej 23 subjekte politike.
Në mesin e aplikuesve janë 3 koalicione, 17 parti politike, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, të cilët kanë plotësuar formularin online të certifikimit për pjesëmarrje në procesin zgjedhor.
KQZ njofton se deri më 7 dhjetor 2025, të gjitha subjektet që kanë aplikuar brenda afatit janë të obliguara të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë përmes platformës zyrtare, si hap i radhës në procedurën e certifikimit.
Subjektet politike aplikuese
Koalicionet:
PAI – PDAK – LPB, koalicion i përbërë nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB);
Koalicija VAKAT, i përbërë nga Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV);
Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje!, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Partitë politike:
Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK
Partia Demokratike e Kosovës – PDK
Kosovaki Nevi Romani Partia
Jedinstvena Goranska Partija
Za Slobodu Pravdu i Opstanak
Kosova Demokratik Türk Partisi
Partia Liberale Egjiptiane
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës
Socialdemokratska Unija – SDU
Srpska Lista
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës
Fjala
Nova Demokratska Stranka – NDS
Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK
Kosovski Savez
Nisma Socialdemokrate – Nisma
Iniciativat qytetare:
Për Socialdemokratët e Ashkalinjëve
Iniciativa Qytetare për Kosovë
Kandidati i pavarur:
Nedżmidin Sejdilar
KQZ: Dy koalicione e 14 parti aplikuan për pjesëmarrje në zgjedhje
(E përditësuar 18:45) Derisa kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri kur subjektet politike do të mund të aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, sikurse edhe për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore, ka arritur në gjashtëmbëdhjetë numri i subjekteve politike që kanë plotësuar formularin e certikimit për pjesëmarrje në zgjedhje.
“Deri më tani (e diel, 30 nëntor 2025, ora 18:00) 16 subjekte politike kanë plotësuar formularin e certikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili është i ngjashëm me formularin e proceseve të kaluara zgjedhore. SUBJEKTET POLITIKE APLIKUESE Koalicionet: 1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe 2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); Partitë politike: 3. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK; 4. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK: 5. Kosovaki Nevi Romani Partia; 6. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA; 7. Za Slobodu Pravdu i Opstanak; 8. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI; 9. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE; 10. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS; 11. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU; 12. SRPSKA LISTA; 13. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS; 14. FJALA; 15. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA - NDS; 16. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK)”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Afati do të përmbyllet sonte në ora 23:59 minuta.
KQZ: Deri tash 12 parti aplikuan për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje
Edhe pak orë kanë mbetur deri në përmbyllje të afatit kur subjektet politike do të mund të aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, sikurse edhe për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri sot në orën 14:00, dymbëdhjetë parti politike kanë plotësuar formularin e certikimit për pjesëmarrje në zgjedhje.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar për RTKlive se cilat parti kanë deklaruar pjesëmarrjen e tyre në garën e parakohshme zgjedhore të 28 dhjetorit.
“Deri më tani (e diel, 30 nëntor 2025, ora 14:00) 12 parti politike kanë plotësuar formularin e certikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili është i ngjashëm me formularin e proceseve të kaluara zgjedhore. Këto parti politike janë: Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK; Partia Demokratike e Kosovës – PDK; Kosovaki Nevi Romani Partia; Jedinstvena Goranska Partija; Za Slobodu Pravdu i Opstanak; Kosova Demokratik Türk Partisi; Partia Liberale Egjiptiane; Partia Rome e Bashkuar e Kosovës; Socialdemokratska Unija – SDU; Srpska Lista; Iniciativa e re Demokratike e Kosovës; dhe Fjala”, ka treguar Elezi.
Ndërkohë numri i koalicioneve ende mbetet i njëjtë. Deri tash në KQZ janë regjistruar vetëm dy koalicione parazgjedhore, ai i tri partive të ashkalinjëve PAI, PDAK e LPB, si dhe koalicioni i partive boshnjake, Vakat.
Po ashtu, më 30 nëntor përfundon afati edhe për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje.
Ndërkohë, Elezi ka rikujtuar se afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike i nisur më 24 nëntor do të zgjasë deri më 7 dhjetor.
“Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që aplikojnë për certifikim, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, tha Elezi.























