Prishtina nuk do të këtë transport publik as të hënën/Video
BKT
Lajme

Prishtina nuk do të këtë transport publik as të hënën/Video

Valjeta Shala|RTK

Kryeqyteti nuk do të këtë transport publik as të hënën. Trafiku Urban edhe më tej do të vazhdojë me bllokim të rrugëve nga autobusët. Këtë e ka konfirmuar për RTK-në kryetari i Sindikatës së Trafikut Urban, Ilmi Gashi, duke nënvizuar se greva do të vazhdojë deri në momentin kur Komuna e Prishtinës ta shlyejë borxhin që ka ndaj operatorëve publikë dhe atyre privat.

Gashi tha se sigurimi i fondeve të nevojshme për pagesa dhe stabiliteti i shërbimeve të transportit urban, janë dy kërkesat bazike të kësaj greve. Sipas tij, vendimi është marrë të premten, porse nuk ka arritur për vërtetim në Ministrinë e Financave.

Kjo situatë e krijuar mes Komunës së Prishtinës dhe asaj të Ministrisë së Financave, ka lënë qytetarët një javë  pa transport publik, duke i detyruar ata të gjejnë zgjidhje vetanake.

Qytetarët apelojnë që institucionet të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje për këtë problem, pasi mungesa e transportit po u vështirëson jetën e përditshme të tyre.

Greva e Trafikut Urban ka nisur nga e hëna, duke u pezulluar të gjitha linjat. Sipas tyre, 3.2 milionë  janë borxhet që Komuna ia ka Trafikut Urban, ndërsa 1 milion e 600 mijë euro, Trafiku Urban ua ka borxh furnitorëve për derivate.

 


MË SHUME NGA Lajme