Trafiku urban ende pa zgjidhje, vazhdon protesta të martën
BKT
Lajme

Trafiku urban ende pa zgjidhje, vazhdon protesta të martën

V.Th. / RTKlive

As nesër nuk do të ketë linja të `Trafikut Urban` në Prishtinë. Kjo pasi operatorët do të vazhdojnë edhe nesër me protestë, pasi ende nuk u janë alokuar mjetet financiare.

Elmi Gashi nga “Trafiku Urban” ka deklaruar se nuk kanë marrë ende asnjë informacion nga institucionet.

“Ditën e sotme protesta ishte prej orës 10:00 deri ora 12:00. Akoma nuk kemi marrë asnjë informatë për rrjedhën e asaj se çfarë duhet të bëjë ministria t’i alokojë paret. Deri në alokimin e parave në xhirollogaritë e Trafikut Urban dhe sektorit privat, ne do të vazhdojmë me protesta njëjtë sikur sot nga ora 10:00 deri ora 12:00. Deri në kohën që i marrim paratë në xhirollogarinë tonë”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Transportit Privat, Izet Smajli, ka thënë se barra për këtë kaos po i bie qytetarëve, të cilët kanë mbetur pa transport.

“Sa më shpejt që të dalin mjetet, transporti fillon më shpejt. Kur është interesi i përgjithshëm i qytetarëve e i kombit duhet me qenë unik, duhet me qenë të bashkuar. Pa qenë të bashkuar, pa qenë unik, nuk mund të ecim përpara”, tha ai.

 


MË SHUME NGA Lajme