Zogaj priti në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës
BKT
Lajme

Zogaj priti në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës

A.B|RTKlive

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj së bashku me kryetarin e Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Fahret Vellija, pritën sot në takim kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), Besnik Berisha dhe nënkryetarin, Naim Rudarin.

Në këtë takim u diskutua për aktivitetet kordinuese në mes të dy institucioneve, përfshirë mbajtjen e seancave gjyqësore, përfaqësimin profesional, respektimin e listës së avokatëve sipas detyrës zyrtare, zhvillimet e kapaciteteve për komunikim elektronik, tarifen e avokatëve dhe çështje të tjera.

"Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan për zhvillimin e  bashkëpunimit të mëtutjeshëm,  për çështjet e ngritura", njofton KGJK.


MË SHUME NGA Lajme