OJQ-të: Veprimet e disa anëtarëve të KPK kërcënojnë reformën prokuroriale
BKT
Në Fokus

OJQ-të: Veprimet e disa anëtarëve të KPK kërcënojnë reformën prokuroriale

RTKlive

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO) kanë shprehur shqetësim për veprimet e disa anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të cilët, sipas tyre, po tentojnë të sabotojnë reformën prokuroriale para përfundimit të mandatit të tyre në janar 2026.

Koalicioni i OJQ-ve thekson se “tentativat për të komprometuar procesin transparent, përmes pretendimeve të paqena për presion ndaj prokurorëve, janë përpjekje të pabazuara dhe jo etike për të shkelur vullnetin e 74 prokurorëve që votuan për përfaqësuesen e tyre të KPK”.

OJQ-të i bëjnë thirrje Gjykatës të marrë masë të përkohshme ndaj vendimit për shkarkimin e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, për të shmangur shkeljen e vullnetit të prokurorëve dhe sabotimin e reformës, duke paralajmëruar se veprimet e KPK mund të dëmtojnë edhe rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.


MË SHUME NGA Në Fokus