Maqedonci, pjesë e ministerialit `Karta e Adriatikut`, në Sarajevë
BKT
Lajme

Maqedonci, pjesë e ministerialit `Karta e Adriatikut`, në Sarajevë

N.M. /RTKlive

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndodhet në Sarajevë me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zukan Helez, për të marrë pjesë në punimet e ministerialit të iniciativës SHBA - Karta e Adriatikut (A5).

Gjatë qëndrimit të tij, Maqedonci, në një postim në Facebook, njofton se mori pjesë së bashku me ministrat dhe përfaqësuesit e ministrive të Mbrojtjes të vendeve të A5 në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të formimit të Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ky takim ministror synon forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes vendeve të rajonit dhe avancimin e iniciativave të përbashkëta për siguri dhe stabilitet në Ballkan.

 

 


MË SHUME NGA Lajme