Miratohen specifikat për shtypjen e fletëvotimeve
BKT
Në Fokus

Miratohen specifikat për shtypjen e fletëvotimeve

V.Th. / RTKLive

(E plotësuar, ora 15:26) Në kuadër të vazhdimit të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, KQZ mori vendim për miratimin e specifikimeve teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve.

Dokumenti i miratuar është për qëllim të tenderimit të shtypjes së fletëvotimeve, broshurave ë kandidatëve si dhe listave të votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Dizajni dhe numri i saktë i fletëvotimeve që do të shtypen, do të vendoset nga KQZ në një fazë të mëvonshme, pas certifikimit të subjekteve politike, kandidatëve dhe listës së votuesve.
Në vazhdim të mbledhjes,

KQZ mori vendim për emërimin e 215 anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Republikës së Kosovës, të cilët përfaqësojnë subjektet e ndryshme politike. Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen ekskluzive dhe udhëzimet e KQZ-së, duke garantuar ligjshmëri, legjitimitet dhe efikasitet të procesit zgjedhor.

KQZ formon komision për ankesat e votuesve jashtë Kosovës|LIVE

Elmina Osmani / RTK


(E plotësuar, ora 15:00)  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon mbledhjen e radhës, ku janë marrë disa vendime.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për miratimin e rekomandimit të Sekretariatit të KQZ-së për zhvillimin e procedurave emergjente ekstreme për aktivitetet e prokurimit që lidhen me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Këto përfshijnë një sërë aktivitetesh të domosdoshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, si:

shtypja e fletëvotimeve, borshurave dhe listave përfundimtare të votuesve; furnizim me material për votim jashtë Kosovës; shërbimet postare për organizimin e votimit ashtë Kosovës (dërgimi i pakove me fletëvotime, dërgimi i materialeve zgjedhore dhe kthimi i materialeve dhe dërgesave postare); pakot e trajnimit për zgjedhjet e parakohshme; doracakët e trajnimit; plani për informim dhe edukim të votuesve; transporti për materialin zgjedhor; format zgjedhore; kabinat e votimit; ngjyrat matrikulare; furnizim me vula; materialet administrative për pakot me fletëvotime; distinktiv për KKZ, trajnerët, KVV-të, stafin teknik, QNR, SKQZ dhe vëzhguesit e zgjedhjeve; lidhëset e sigurisë për kutitë e votimit; shërbimi i mirëmbajtjes dhe përkrahjes teknike, eksportimi – ruajtja dhe fshirja e regjistrimeve të vendvotimeve: instalimi, konfigurimi, testimi i kamerave në QKN si dhe furnizimi i pajisjeve të rrjetit në QKN;

transporti për stafin QNR / Depo; furnizim me sistemin e kamerave dhe kontrollin e qasjeve në QNR; dhe furnizim me materiale për votim jashtë Kosovës.

V.Th / RTKLive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e radhës.

Në fillim të mbledhjes, pas fillimit të periudhës për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për të votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, KQZ mori vendim për formimin e Komisionit për Kundërshtimin Administrativ.

Në rast të refuzimit të aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, te ky komision mund të parashtrohet kundërshtimi kundër njoftimit të KQZ-së.

Kundërshtimi administrativ mund të dërgohet përmes e-mailit, në: [email protected]. Çdo person, të cilit i refuzohet kundërshtimi administrativ, ka të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të vendimit të KQZ-së për refuzim.

Pika tjera në rend dite janë: rekomandim për zhvillimin e procedurave emergjente ekstreme për aktivitetet e prokurimit që lidhen me Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28.12.2025, shqyrtimi dhe miratimi i specifikimeve teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28.12.2025, shqyrtimi dhe miratimi i formularëve/ formave zgjedhore për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28.12.2025, shqyrtimi dhe miratimi i përbërjes së Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28.12.2025.


MË SHUME NGA Në Fokus