Lista Serbe dorëzon ankesë në PZAP, kundër vendimit të KQZ-së
BKT
Lajme

Lista Serbe dorëzon ankesë në PZAP, kundër vendimit të KQZ-së

RTK

Kryetari i kësaj liste, Zlatan Elek, tha se kanë paraqitur ankesë në Panelin e Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e certifikuar partinë e tij për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në një konferencë për media, Elek e quajti vendimin e KQZ-së antidemokratik dhe antiserb.

Dje KQZ në mbledhjen e anëtarëve me 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime vendosi kundër certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor.


MË SHUME NGA Lajme