RrGK për Lushtakun ndaj Matoshit: Retorikë që ushqen kulturën e dhunës
BKT
Lajme

RrGK për Lushtakun ndaj Matoshit: Retorikë që ushqen kulturën e dhunës

M.P. / RTKlive

Rrjeti i Grave të Kosovës e ka quajtur të papranueshëm gjuhën e përdorur ndaj deputetes Adriana Matoshi nga kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku.

“Dënojmë fuqishëm gjuhën denigruese, seksiste dhe krejtësisht të papranueshme të përdorur ndaj deputetes Adriana Matoshi nga Sami Lushtaku. Sulme të tilla personale, jo vetëm që ofendojnë një grua të zgjedhur nga qytetarët, por godasin të gjitha gratë që marrin pjesë në jetën publike dhe politike. Kjo retorikë ushqen kulturën e dhunës me bazë gjinore dhe përpiqet të ulë zërin e grave përmes turpërimit e diskriminimit”, thuhet në reagimin e tyre.

RrGK më tej kanë bërë thirrje institucioneve për dënimin e kësaj gjuhe dhe kanë kërkuar anagazhim për një diskurs publik që respekton dinjitetin e secilit person, pa dallim gjinie.

Ndërkohë gjatë dy ditëve të fundit janë duke qarkulluar komunikimet e ndërsjella nga debatet televizive e reagimet në rrjete sociale ndërmjet dyshes Matoshi dhe Lushtaku, të cilat janë dënuar tashmë nga shumë institucione vendore për gjuhën denigruese.

 

 


MË SHUME NGA Lajme