Garcia firmos kontratë të re dhe forcon rolin e tij te Barcelona
BKT
Sport

Garcia firmos kontratë të re dhe forcon rolin e tij te Barcelona

Sh,Ç|RTKlive

Eric Garcia ka zyrtarizuar kontratën e tij të re me Barcelonën, duke konfirmuar angazhimin afatgjatë me klubin katalanas.

Eric Garcia me rinovimin e kontratës do të jetë pjesë e Barcelonës deri në vitin 2031.

24-vjeçari, i cili më parë kishte kontratë deri në verën e vitit 2026, është bërë një pjesë kyçe e skuadrës nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick. Me aftësi të larta teknike dhe fleksibilitet në pozicione, Garcia ka kontribuar në arritjen e tre trofeve kryesore nga Barcelona vitin e kaluar.

Ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm për të, pasi është lojtari me më shumë minuta në fushë dhe ka luajtur në të gjitha 20 ndeshjet deri tani, duke treguar se është zgjedhja e parë e trajnerit gjerman.