Publikohen dy botime të Gjykatës Supreme të Kosovës
BKT
Kulturë

Publikohen dy botime të Gjykatës Supreme të Kosovës

RTKLIve

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, si autoriteti më i lartë gjyqësor, në përmbushje të mandatit të saj kushtetues dhe ligjor për unifikimin e praktikës gjyqësore dhe sigurimin e zbatimit të qëndrueshëm të ligjit, për të tretin vit me radhë ka hartuar Përmbledhjet e Praktikës Gjyqësore.

Këto Përmbledhje, janë publikuar sot, në Konferencën vjetore “Ditët e gjyqësorit”, të organizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Përmes botimit “Përmbledhje nga praktika e Gjykatës Supreme të Kosovës në çështje civile dhe penale”, synohet të kontribuohet në harmonizimin e praktikës gjyqësore dhe përmirësimin e cilësisë së vendimeve, duke rritur kështu efikasitetin, transparencën dhe besimin e qytetareve në sistemin gjyqësor, në përputhje me standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare.

Përmes botimit “Vendime të përzgjedhura të Gjykatës Supreme të Kosovës”, synohet të forcohet unifikimi i praktikës gjyqësore, rritja e transparencës institucionale dhe zhvillimi i mëtejshëm i standardeve të larta profesionale në sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Botimi i Përmbledhjeve ka për qëllim të sigurojë zbatim të njëtrajtshëm të ligjeve dhe t’u ofrojnë gjyqtarëve zgjidhje e udhëzime praktike për çështje që paraqesin dilema gjatë ushtrimit të funksionit të tyre, gjithmonë në përputhje me parimet e drejtësisë dhe standardet më të mira ndërkombëtare.

"Këto botime janë realizuar me mbështetjen e Akademisë së Drejtësisë, e cila në përputhje me mandatin e saj institucional, kontribuon në zhvillimin profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Publikimi i tyre në faqet zyrtare të Gjykatës Supreme dhe të Akademisë së Drejtësisë do të mundësojë qasje të lehtë për profesionistët e fushës dhe publikun e gjerë", njofton Supremja.


MË SHUME NGA Kulturë