20:59 / 05.12.2025
Nga vetaksidenti dy të lënduar në Istog të Poshtëm
RTKLive
Një vetaksident ka ndodhur sonte në Istog të Poshtëm, ku janë lënduar dy persona. Lajmin për RTKLive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 19:49, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident në fshatin Istog i Poshtëm, në Komunën e Istogut. Dy persona janë lënduar dhe ata janë dërguar në Emergjencë në Pejë”, tha ai për RTKLive.























