Hamza pret Rudolph-in:Prioritet, heqja e sanksioneve dhe anëtarësimi në KiE
BKT
Lajme

Hamza pret Rudolph-in:Prioritet, heqja e sanksioneve dhe anëtarësimi në KiE

N.M. /RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot Ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, duke i uruar mirëseardhje dhe duke diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Në një postim në Facebook, Hamza, shkruan se ambasadorit të ri gjerman, Rainer Rudolph, i ka uruar mirëseardhje në Kosovë dhe e ka njoftua për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si dhe për gatishmërinë e vet për t’i formuar institucionet e reja sa më shpejt.

“Në takimin tonë theksova se nga partnerët ndërkombëtarë presim përkrahje në skenën ndërkombëtare, me heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE. Kosova ka vetëm një drejtim përpara: rrugën euroatlantike”, ka shkruar Hamza në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme