10:58 / 11.12.2025
“Shame and Money” premierë botërore në Sundance
Sh.G|RTKlive
Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina do ta ketë premierën botërore në Festivalin e Filmit Sundance, dhe kjo shënon herën e dytë që ai përzgjedhet në kategorinë kryesore të këtij festivali.
Në këtë film trajtohet tema e një familjeje kosovare që pasi humb jetesën në fshat, detyrohet të zhvendoset në Prishtinë, në kërkim të një vendi në shoqëri.
Në role kryesore luajnë aktorët: Astrit Kabashi, Flonja Kodheli, Kumrije Hoxha, Fiona Gllavica, Alban Ukaj, Aria Shala, Riga Morina, Melika Gashi, Selman Lokaj, Teuta Hajdini, Abdinaser Beka, Rebeka Qena, Tristan Halilaj, Basri Lushtaku, Rafet Abazi, Besnik Krapi, Eshref Durmishi
Biletat e filmit do të fillojnë të shiten nga data 14 janar.























