Kishte urdhërarrest ndërkombëtar, ekstradohet nga Gjermania në Kosovë
BKT
Lajme

Kishte urdhërarrest ndërkombëtar, ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

V.S|RTKlive

Është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë i dyshuari i cili kishte urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare.

Policia njofton se i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi që kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vuajtjen e dënimit prej një viti burgim dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU, në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës, me datën 10.12.2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Gjermania për në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe atyre gjermane, ndërsa kanë treguar se i dyshuari pas ekstradimit, i është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë të rajonit të Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen/arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet tutje nga Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme