Filmat e nominuar për “LUX Audience Award” në Kino Armata
RTKlive
LUX Audience Award është çmimi më i rëndësishëm evropian i filmit që përzgjidhet nga publiku. Qytetarët e Evropës votojnë së bashku me deputetët e Parlamentit Europian për të përcaktuar fituesin. Çmimi jepet çdo vit nga Parlamenti Europian dhe Akademia Evropiane e Filmit, në bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe rrjetin Europa Cinemas.
Filmat e nominuar trajtojnë çështje aktuale shoqërore dhe politike, nxisin debat mbi Evropën dhe pasqyrojnë bukurinë dhe diversitetin e kinemasë evropiane.Kjo nismë u jep filmave të nominuar më shumë dukshmëri dhe i ndihmon të kapërcejnë kufijtë, duke arritur tek një audiencë më e gjerë.
Pesë filmat e nominuar për edicionin e Çmimit LUX 2026 u shpallën publikisht më 7 tetor 2025 në Parlamentin Evropian, në prani të eurodeputetëve, audiencës, kineastëve dhe profesionistëve të filmit.
Si publiku ashtu edhe eurodeputetët mund t’i vlerësojnë filmat online. Filmi me totalin më të lartë të pikëve – ku vota e publikut dhe ajo e eurodeputetëve kanë peshë të barabartë prej 50% secila – do të fitojë Çmimin LUX të Audiencës.
Filmat e parë të nominuar që do të shfaqen në Armata javën e ardhshme janë:
“It Was Just an Accident” (2025) i regjisorit iranian Jafar Panah qëi do të shfaqet më 17 dhjetor, nga ora 19:00.
Ndërsa më 20 dhjetor, në të njëjtën orë, do të shfaqet “Sentimental Value” nga regjisori Joachim Trier.























