Promovimi i librit për 80-vjetorin e Ibrahim Kadriut në Gjilan
BKT
Kulturë

Promovimi i librit për 80-vjetorin e Ibrahim Kadriut në Gjilan

RTKlive

Në bibliotekën “Fan S. Noli” në Gjilan, të shtunën më 13 dhjetor 2025, do të promovohet libri “Ibrahim Kadriu – 80 vite legjendë dhe inspirim”, i përgatitur nga një grup autorësh në nderim të 80-vjetorit të lindjes së Ibrahim Kadriut.

Në mbi 200 faqe janë mbledhur shkrime që pasqyrojnë portretin e tij krijues, veprën letrare dhe intervistat e dhëna gjatë muajve të fundit.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, do t’ia dhurojë titullin “Qytetar Nderi”, i cili para pak kohësh iu nda nga Asambleja e Komunës së Gjilanit.

Në këtë tubim do të përkujtohet rruga letrare e shkrimtarit Ibrahim Kadriu dhe do të mbahen fjalë vlerësimi për krijimtarinë e tij, e cila ka shoqëruar dhe frymëzuar shumë breza.


MË SHUME NGA Kulturë