Trendafilova rrëzon kërkesën për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
BKT
Gjykata Speciale

Trendafilova rrëzon kërkesën për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës

A.B|RTKLive

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi se dënimi i Haxhi Shalës nuk do të ulet apo të modifikohet pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit të tij.

Për të marrë këtë vendim, Sipecialja njofton se kryetarja u konsultua me gjykatësit e paneleve që kanë shqiptuar dënimin, siç parashihet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe mori parasysh faktorët e përcaktuar në rregullën të Rregullores së Procedurës dhe të Provave.

Kryetarja vuri në dukje konkretisht se Shala nuk kishte shprehur keqardhje dhe deklaroi se do ta shqyrtonte modifikimin e mundshëm të dënimit të Shala pas dy muajsh.

"Vendimin e Kryetares mund ta gjeni këtu në faqen e internetit të DHSK-së. Procedurat lidhur me uljen, modifikimin apo ndryshimin e dënimeve, siç parashihet në Ligj, janë procedura individuale. Kur një person i dënuar i ka vuajtur dy të tretat e dënimit, ai i plotëson kriteret për shqyrtimin e uljes, modifikimit apo ndryshimit të dënimit, por nuk ka të drejtë që dënimi t’i ulet, modifikohet apo ndryshohet", njofton Specialja.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale