Ardian Krasniqi fiton me nokaut në raundin e pestë
Uran Krasniqi/RTKLive
(E plotësuar, 23: 26) - Boksieri me rrënjë nga Kosova, Ardian Krasniqi, ka shënuar fitore të madhe në Stuttgart, duke mposhtur argjentinasin Gaspar Fernandez dhe duke fituar titullin prestigjioz WBO Intercontinental Championship.
Fitorja ka ardhur me nokaut në raundin e pestë.
Krasniqi ka treguar dominim që nga fillimi i ndeshjes, duke ushtruar presion të vazhdueshëm dhe duke kontrolluar ritmin e meçit. Epërsia e tij është konkretizuar në raundin e pestë, kur një seri goditjesh të forta e kanë detyruar gjyqtarin ta ndërpresë përballjen. Edhe sikur ndeshja të mos përfundonte me nokaut, Krasniqi do ta kishte siguruar fitoren edhe me pikë, pasi e ka synuar më shumë fitoren.
Dueli ka qenë pjesë e mbrëmjes së boksit që është transmetuar drejtpërdrejt në Radiotelevizionin e Kosovës.
Me këtë fitore, Ardian Krasniqi dhe shënon fitoren e dymbëdhjetë të në boksin profesionist, një sukses i rëndësishëm në karrierën e tij.
RTK transmeton drejtpërdrejt mbrëmjen e boksit nga Stuttgart
Ka nisur tashmë mbrëmja e boksit, e cila po transmetohet drejtpërdrejt nga Radiotelevizioni i Kosovës.
Përballjet po shoqërohen me komentim nga Valon Jakupi.
Momenti kulmor i mbrëmjes në Stuttgart të Gjermanisë pritet të jetë përballja mes boksierit me rrënjë shqiptare nga Kosova, Ardian Krasniqi, dhe argjentinasit Gaspar Fernandez, në peshën e lehtë, me gjithsej dhjetë raunde.
Kjo ndeshje ka peshë të veçantë, pasi dy boksierët do të ndeshen për titullin prestigjioz WBO Intercontinental Championship.























