Bjellorusia liron 123 të burgosur, SHBA heq sanksionet
RTKLive
Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur, përfshirë aktivisten e njohur të opozitës Maria Kolesnikova, pasi SHBA ranë dakord të heqin sanksionet ndaj vendit.
Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski, është gjithashtu mes të liruarve, pas bisedimeve të zhvilluara në Minsk me të dërguarin special të presidentit amerikan Donald Trump për Bjellorusinë, John Coale.
SHBA kanë rënë dakord të heqin sanksionet ndaj potasit, një përbërës kyç në prodhimin e plehrave kimike dhe një eksport i rëndësishëm për Bjellorusinë, e cila është aleate e ngushtë e Rusisë.
Coale tha: “Ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve normalizohen, gjithnjë e më shumë sanksione do të hiqen.”
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, nuk njihet si president nga Bashkimi Evropian, raporton BBC.























