KQZ mban sot mbledhjen e radhës
BKT
Lajme

KQZ mban sot mbledhjen e radhës

RTKlive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila do të nisë në orën 14:30.

Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve nr. 81, 82, 83, 84 dhe 85/2025, si dhe raportimi i Sekretariatit të KQZ-së lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025.

Po ashtu, anëtarët e KQZ-së do të shqyrtojnë dhe miratojnë rekomandimin për akreditimin e organizatave vëzhguese për zgjedhjet e parakohshme, Grupi II.

Në kuadër të Këshillit për Çështje Ligjore, do të shqyrtohen edhe kërkesat për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve Komunale në Prishtinë, Obiliq, Leposaviq dhe Zveçan.


MË SHUME NGA Lajme