ZRrE zbaton vendimin e Supremes për liberalizim të tregut energjetik
BKT
Lajme

ZRrE zbaton vendimin e Supremes për liberalizim të tregut energjetik

M.P. / RTKlive

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka votuar pro zbatimit të vendimit të Gjykatës Supreme, e cila mundësoi shfuqizimin e dy neneve të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike.

“Nga aktgjykimi i Gjykatës Supreme është kërkuar shfuqizimi i nenit 8 dhe neni 2, nga Udhëzuesit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë”, u tha në propozimin e kësaj pike pak para votimit .

Supremja kishte vendosur në vendimin e shpallur më 5 nëntor, të aprovonte kërkesën e ngritur nga Oda Ekonomike e Kosovës kundër ZRrE-së lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Shfuqizimi i dy neneve erdhi me arsyetimin se ato krijojnë pabarazi dhe pasiguri juridike për konsumatorët, veçanërisht bizneset, dhe nuk ishin në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi.

Gjithashtu me 5 vota për anëtarët e Bordit të ZrrE-së i kanë dhënë dritën jeshile propozimit për miratimin e Rregullës për Mekanizmin Mbështetës të energjisë së Ripërtërishme.

Ata poashtu kanë aprovuar kërkesën për marrje të autorizimit për vet konsum të energjisë elektrike për 43 biznese private.


MË SHUME NGA Lajme