Elia Zaharia promovon sot në Prishtinë, librin `Perla dhe dreri i artë`
BKT
Kulturë

Elia Zaharia promovon sot në Prishtinë, librin `Perla dhe dreri i artë`

K. K. / RTKlive

“Perla dhe dreri i artë” i autores Elia Zaharia, është libri që promovohet sot (e enjte) nga ora 17:00 në Librarinë Dukagjini, në Prishtinë.

Zaharia rikthehet për herë të dytë, për të ndarë së bashku këtë takim me botën e magjishme të tregimeve për fëmijë.

Në vitin 2019 botoi librin e parë, “Trëndafili i bardhë”, i cili u bë bestseller dhe u botua edhe nga shtëpia prestigjioze Feltrinelli në Itali. Ndërsa, në vitin 2024, Elia doli me librin e dytë për fëmijë, “Perla dhe dreri i artë”.


MË SHUME NGA Kulturë