KGjK paralajmëron masa ndaj gjyqtarit të dyshuar për korrupsion
BKT
Lajme

KGjK paralajmëron masa ndaj gjyqtarit të dyshuar për korrupsion

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykata Themelore në Prishtinë si autoritet kompetent, sot kanë pranuar informacion zyrtar lidhur me një rast të hetimit penal, ku dyshohet që përveç të tjerëve është i përfshirë edhe një gjyqtar.

Sipas njoftimit, po ashtu KGJK, është njoftuar nga menaxhmenti i Gjykatës Themelore në Prishtinë se rasti është regjistruar zyrtarisht për hetim të mëtejshëm lidhur me përgjegjësinë disiplinore.

KGJK bënë të ditur se të gjitha veprimet do të ndërmerren brenda afateve për aq sa është e lejuar për mediat dhe publikun, të cilët do të njoftohen me kohë.


MË SHUME NGA Lajme