Ambasada e SHBA-së: Ushtrimi i përbashkët është përkushtim për sigurinë
BKT
Lajme

Ambasada e SHBA-së: Ushtrimi i përbashkët është përkushtim për sigurinë

M.P. / RTKlive

Ambasada e SHBA-ve ka vlerësuar si sukses të madh ushtrimin e përbashkët të realizuar me Policinë e Kosovës.

“Gati 800 zyrtarë të Policisë së Kosovës së bashku me Njësitë e Zjarrfikësve dhe Emergjencës Mjekësore (EMS) si dhe njësi të specializuara përfshirë SIU, SOU, EOD, UAS/Counter-UAS, Forenzikën dhe Marrëdhëniet me Publikun — morën pjesë, me mbështetje të vlefshme nga RSO, MSG, PD, INL, ICITAP, MED, KFOR, LGF dhe PSU”, ka shkruar ambasada në facebook.

Ambasada më tej ka thënë se ky operacion ka qenë reflektim i koordinimit të shkëlqyer ndërmjet institucioneve.

“Nga qentë dhe dronët te automjetet taktike dhe ekipet e emergjencës, kjo stërvitje theksoi bashkëpunimin tonë ndërinstitucional, gatishmërinë operative dhe përkushtimin e përbashkët ndaj sigurisë”, vazhdon njoftimi.


MË SHUME NGA Lajme