14:08 / 20.12.2025
‘Litari’ rikthehet për herë të fundit në skenën e TKK-së këtë dhjetor
K. K. / RTKlive
Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se shfaqja “Litari” do të rikthehet për herë të fundit para publikut me dy repriza përmbyllëse gjatë muajit dhjetor.
Sipas njoftimit, reprizat e fundit të kësaj shfaqjeje do të jepen më 22 dhe 23 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 20:00.
“Litari”, vepër e dramaturgut britanik Patrick Hamilton, vjen në regji të Skender Podvoricës dhe është një nga produksionet që ka ngjallur interes të madh te publiku gjatë shfaqjeve të saj.
Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Allmir Suhodolli, Valmir Krasniqi, Shkelzen Veseli, Arta Selimi, Rrezon Zhinipotoku, Selman Lokaj, Semira Latifi dhe Lumnije Sopi.























