Debat për energjetikën sonte në RTK në ora 17:15
BKT
Lajme

Debat për energjetikën sonte në RTK në ora 17:15

RTKlive

Në kuadër të debateve zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme, sonte në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) do të transmetohet emisioni i dedikuar sektorit të energjetikës.

Në këtë debat do të marrin pjesë përfaqësues të subjekteve kryesore politike: Armend Muja nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Myzafer Shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Debati pritet të trajtojë çështjet kyçe që lidhen me politikat energjetike, sfidat aktuale dhe planet e partive politike për zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme