Persona të shurdhër interpretuan poezi në gjuhën e shenjave në Prizren
BKT
Kulturë

Persona të shurdhër interpretuan poezi në gjuhën e shenjave në Prizren

Enis Tabak / RTK

Prizreni, sonte ishte mikpritës i një ngjarjeje kuptimplotë. Mbrëmja poetike me titull “Jehona e Heshtjes” u zhvillua në gjuhën e shenjave. 

Ky program, me mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prizrenit, u mbajt në skenën e teatrit te qytetit  "Bekim Fehmiu".

Kjo ishte hera e parë në Prizren, ku personat e shurdhër interpretuan poezi përmes gjuhës së shenjave. 

Mbrëmjen e moderoi aktorja profesioniste e Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu”, Hajat Toçilla me ndihmën e interpretes së gjuhës së shenjave Edona Randobrava. Të ftuarit u impresionuan nga performanca dhe programi i përgatitur në këtë mbrëmje.


MË SHUME NGA Kulturë