Përfundon operacioni policor në Pejë, arrestohet një person
BKT
foto: Sistemi Prokurorial
Lajme

Përfundon operacioni policor në Pejë, arrestohet një person

V.S|RTKlive

(E plotësuar) Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar operacioni policor në Pejë dhe se është arrestuar i dyshuari R.H.

Operacioni është kryer në bazë të urdhrit të kontrollit të Prokurorisë Speciale, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “rrëmbim” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Operacioni policor në Pejë, ka përfunduar dhe është arrestuar i pandehuri R.H., siç edhe ishte planifikuar, në bazë të urdhrit të kontrollit, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: Krim i organizuar lidhur me veprën penale “Rrëmbimi”; Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Aksioni i sotëm, në të cilin kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, është rezultat i një procesi hetimor mbi dyshimet për rrëmbimin e një personi, rast i cili  kishte ndodhur në vitin 2021.  Lidhur me këtë rast, një tjetër i dyshuar ndodhet në paraburgim. Gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit janë siguruar prova relevante që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore. Brenda afatit ligjor, Prokuroria Speciale do të do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit R.H.”, ka njoftuar Prokuroria Speciale. 

Në Pejë aksion i Prokurorisë Speciale për krim të organizuar e rrëmbim

Një operacion policor, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale është duke u zhvilluar në Pejë.

Siç ka njoftuar Sistemi Prokurorial, operacioni po realizohet në bazë të urdhrit për kontroll, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale, krim i organizuar, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje.

Derisa aksioni është ende duke u zhvilluar, nuk janë dhënë detaje të tjera, por është thënë se do të ketë njoftim pas përfundimit të këtij operacioni policor të udhëhequr nga Prokuroria Speciale.


MË SHUME NGA Lajme