Kufiri në Kroaci më i qetë, shkak i ngadalësimit sistemi evropian-EES
BKT
Lajme

Kufiri në Kroaci më i qetë, shkak i ngadalësimit sistemi evropian-EES

M.P. / RTKlive

Ambasada e Kosovës në Kroaci ka njoftuar se gjendja në pikën kufitare pavarësisht që është më mirë se që ka qenë, udhëtarët detyrohen të presin për shkak të zbatimit të Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES).

Sipas njoftimit nga ambasada situata është stabile pas telefonimit të ministrit të Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Božinović nga homologu kosovar, Xhelal Sveçla.

“Për shkak të zbatimit të Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES), procedurat e kalimit kufitar mund të jenë të ngadalësuara. EES është një sistem i ri digjital i Bashkimit Evropian për regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve të shtetasve të vendeve të treta në zonën Shengen dhe ka hyrë në funksion më 12 tetor 2025”, thuhet në njoftim.

Tre ditët e fundit është raportuar për ngarkesa e pritje disa orëshe për hyrje dhe dalje nga Kroacia nga shtetasit e Kosovës, e veçanërisht mërgimtarët që zgjodhën ardhjen me veturë.


MË SHUME NGA Lajme