15:11 / 23.12.2025
Debati Zgjedhor, sonte në RTK përfaqësuesit politikë flasin për arsimin
RTKlive
Sonte në RTK në kuadër të debatin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit do të diskutohet për sektorin e arsimit.
Përfaqësuesit e subjekteve politike do të shpalosin programet e tyre e vizionin e partive që përfaqësojnë për këtë fushë.
Të ftuar në studio janë, Diana Qarkaxhija nga Vetëvendosje, Gëzim Qerimi nga PDK-ja, Veli Kryeziu nga AAK-ja e Nehat Mustafa nga Nisma.
Debati për arsimin në kuadër të debateve zgjedhore do të transmetohet nga ora 20:05 në RTK.























